“Deri në fund të verës do të kemi pandeminë nën kontroll” tha Uğur Şahin, bashkëthemelues i kompanisë gjermane “BioNTech”, e cila zbuloi vaksinën e parë kundër “SARS-CoV-2”.
Në një intervistë për “Der Spiegel”, Sahin nuk përjashtoi nevojën për një dozë të tretë të vaksinës deri në vitin e ardhshëm, duke theksuar se ka të ngjarë që vaksina të përsëritet çdo dy vjet, e efektshme edhe për variantet e reja që do të shfaqen.
Sipas tij, rastet në Gjermani do të zvogëlohen ndjeshëm nga fundi i majit, ndërsa nga fundi i verës situata do të jetë nën kontroll. “Unë nuk jam duke thënë se nuk do të ketë raste, por ne do të jemi në gjendje të kthehemi në jetën tonë normale” shpjegon ai./ db/ Abcnews.al