Biond, që i urren gratë, kush është killeri shqiptar që dyshohet se mbyti nënën në sy të foshnjës

schedule18:15 - 8 Qershor, 2021

schedule 18:15 - 8 Qershor, 2021

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 20-vjeçares britanike, Caroline e cila u mbyt disa javë më parë nga tre grabitës në sy të foshnjës, ndërsa burrin e lidhën.

Disa fjalë të njërit prej autorëve, jo në gjuhën greke duket se do të jenë çelësi që do të dërgojë hetuesit te autorët, që dyshohet se janë shqiptarë.

Policia e vendosi 32-vjeçarin grek, të cilit i vranë gruan, të dëgjonte pjesë audio në gjuhë të ndryshme për të zbuluar gjuhën që foli njëri nga grabitësit.

Nga të dhënat e pilotit, sipas një raporti të “Star”, policia duket se është përqendruar në një person specifik, me origjinë shqiptare, i cili thuhet se është kreu i bandës.

Lexo edhe: Policia: Nuk gjenden gjurmë, grabitësit sikur e pastruan shtëpinë

Përshkruhet si një person rreth të 40-ave. Ai është biond, i shkurtër, i ashpër, rreth 1.70 i gjatë. Ai i urren gratë, të cilat ai i keqtrajton brutalisht dhe as nuk heziton të kryejë krime.

Përshkrimi i tij përshtatet shumë mirë me kriminelin i cili tre vjet më parë kishte grabitur drejtuesin e pilotit 32-vjeçar, burrin e Caroline.

Nëse është i njëjti person, atëherë ekziston patjetër një lidhje e ndërmjetme ndoshta ka pasur informacion edhe përmes aeroportitshkruajnë mediat greke në artikullin e publikuar sot. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!