“Biond me flokë të gjata”, 22-vjeçari nga Fieri bariu më i famshëm në Shqipëri

schedule10:40 - 7 Shtator, 2022

schedule 10:40 - 7 Shtator, 2022

Nuk ka mbaruar Akademinë e Barinjve, por në zanat ka hyrë që kur ka filluar të hedhë hapat e parë. Ledion Lici nga Mbrostari i Fierit, sot ëhtë 22 vjec dhe jetën e ndan mes ‘çobanllëkut’ dhe Tik Tokut. Është ndoshta bariu më I njohur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga përditshmeria nëpër fushë.

Ky është një zanat I trashëguar nga familja. Unë zgjohem çdo ditë në orën 3-4 të mëngjesit dhe sjell delet në fushë. Kam rreth 200 kokë dele. Kohën e lirë rri në tik tok, më pëlqen të postoj video nga realiteti im.’’, tregon Ledioni.

Me energjinë dhe humorin që e karakterizon, Ledionit batutat dhe bejtet i vijnë spontanisht.

Mendonit se deri tani kemi treguar gjithçka për Ledionin, por jo. Bariu ynë Ledioni ka ende me ç’tju çudisë. Mos u habisni nëse një ditë nuk e shihni me në tik tok, por në ekranet televizive.

‘’Gjithmonë e kam pasur ëndërr televizionin. Do të doja të kisha një program timin. Por edhe aktor do më pëlqente të bëhesha një ditë.’’, shprehet Ledioni.

Nëpër fshat dhe Tik Tok, Ledioni njihet me nofken ‘bariu biond me flokë të gjata’. Perveç deleve, flokët e gjata janë dashuria e tij e dytë. Vetëm për një arsye do hiqte dorë nga to.

Kam 3 vite që I mbaj flokët e gjata. Më pëlqejnë kështu. Nëse një ditë do ti pres do jetë për ti dhuruar tek personat e sëmurë me kancer.”, thotë Ledioni.

E teksa flitet për hapjen e Akademise së barinjve, Ledioni profesionist I fushës, na tha se për 72 orë ky zanat është i mësuar e stërmësuar.

Ledionin e gjeni në Tik Tok, duke folur me dashamirësit e tij, duke ndarë eskperienca, e duke inspiruar të rinjtë të krenohen me profesionet që ata kanë zgjedhur./ Romina Braho/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!