Biologia: Kur duhet të shqetësoheni për rënien e flokëve, sa shpesh duhet t’i lajmë

schedule10:59 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 10:59 - 14 Dhjetor, 2020

Biologia Arjeta Dema shpjegoi faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve. E ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit”, biologia tha se përpos stresit që është një ndër shkaktarët kryesor të rënies së flokëve, mund të ndikojnë gjithashtu dhe sëmundje të caktuara si tiroidet.

Ka shumë faktorë të tjerë ku rënia mund të jetë intensive siç është stresi, ndikojnë shumë dhe luhatjet hormonale sidomos tek femrat gjatë periudhës pas lindjes ose tek meshkujt pas të 30-tave ndodh ajo që quhet apolecia androgjenetike, rënie intensive e flokëve që shkon në tullacllëk. Alopecia androgjenetike është më së shumti tipike tek meshkujt por gjithmonë varion nga gjenetika sepse ka meshkuj që rënia mund të nisë në të 20-tat.

Mund të ndikojnë dhe sëmundje të caktuara për shembull tiroidet. Një person që vuan nga gjendja e tiroideve ka rënie të theksuar të flokëve dhe kur një dikush shkon te mjeku me rënie intensive të flokëve, pas analizave të gjakut bëhet dhe analiza e gjendjes së tiroides. Nëse rënia është intensive sugjeroj që duhet të shkojmë tek mjeku patjetër, nëse kemi ndonjë infeksion apo patologji të brendshme e jep efektin tek lëkura dhe tek flokët.“, u shpreh biologia.

Më tej, Dema shpjegoi dhe benefitet që vijnë nga përdorimi i uthullës së mollës, e njohur si një ndër produktet natyrale efektive për shëndetin e flokëve, megjithatë ajo shtoi se duhen patur parasysh disa kritere për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një produkt bimor.

Shumë njerëz e dëgjojmë uthullën e blejnë dhe e shikojnë që më bëri dëm në fakt. Uthulla e mollës që duhet përdorur duhet të jetë e parafinuar, e prodhuar në mënyrë artizanale sepse ajo që shitet në supermarkete ka aciditet shumë të lartë dhe mund të irritojë më shumë skalpin dhe të shkaktojë më shumë rënie. Ajo e parafinuar dhe bio jep efekt dhe në rigjenerimin e flokëve. Ndikon shumë dhe tek pjesa e zbokthit dhe është një ndër agjentët natyralë më të fuqishëm në trajtimin e tij. Përveç uthullës së mollës, ka dhe pudra nga bimë si brahmi, amla që mund të aplikohen në formën e një paste.”, theksoi ajo.

Si ndikon mënyra e krehjes së flokëve në shëndetin e tyre?Nxehtësia ndikon shumë, është e nevojshme tharja e flokëve me tharëse por të paktën të përdorim avullin e ftohtë. Drejtimi me pjastër pa përdorur një mbrojtës shumë të mirë ndikon gjithashtu. Dhe lloji i krehërit ndikon tek agresiviteti që tregon ndaj flokut. Nëse një krehër është jo cilësor floku do të këputet. Krehëri i përbërë nga druri i sandalit është perfekt, dhëmbëzat variojnë nga lloji i flokut. Nëse kemi flokë kaçurrel duhet që dhëmbëzat të jenë jo aq të shpeshtë.”, shtoi Arjeta.

Ndërsa përsa i përket larjes biologia tha: “Vetë lëkura e njeriut ka gjendra që prodhojnë yndyrën që përveçse bën një lloj lubrifikimi edhe e ushqen flokun. Nëse e lan flokun çdo ditë apo dy herë në ditë do të prishet ph. Perfektja është një herë në pesë ditë, por duke ditur që asnjë nuk e bën këtë gjë, të paktën të mos përdoret çdo herë shampoja, të lahet floku përditë pa shampo apo një herë në tre ditë me shampo.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!