Bino: Përveç Covid dhe grip, mund të bëhen të 2 vaksinat

schedule16:39 - 14 Tetor, 2021

schedule 16:39 - 14 Tetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Ndryshe nga viti i shkuar ekspertët e Shëndetit Publik paralajmërojnë se përveç Covid në qarkullim gjatë stinës së ftohtë do të jetë dhe gripi.

Në Shqipëri Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka izoluar ndonjë rast, por të dhënat nga shtetet europiane flasin për prani të virusit.

“Vjet nuk kemi pasur grip. Po duhet të kemi parasysh që vjet kishim një mbyllje më të madhe,” shprehet Silva Bino.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive Silva Bino tregon pasojat bashkëqarkullimit të koronavirusit dhe gripit.

Mbrojtja më e mirë sipas Binos është vaksinimi. Mbi 200 mijë doza anti grip pritet të vijnë në vendin tonë brenda javës për tu shpërndarë në qendrat shëndetësore.  Vaksina kundër gripit shpjegon mjekja mund të kryhet në të njëjtën kohë me atë kundër Covid.

Vaksinën kundër gripit sipas mjekëve mund të kryej çdo person mbi 6 muaj, por të parëve që iu rekomandohet janë më të rrezikuarit,  si personeli shëndetësor, ata që vuajnë nga sëmundje kronike dhe të moshuarit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!