Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino në konferencën online të Komietetit Teknik të Ekspertëve tha se masat e para që u ndërmorën, si izolimi i përgjithshëm, testimi, gjurmimi dhe hetimi i kontakteve solli sipas ulje të numrit të rasteve me Covid.
Bina gjithashtu tha se këto masa ndihmuan spitalet të përgatiteshin për pandeminë.
Lexo edhe: Rakacolli: Masat dhanë efekt, është ulur numri i të shtruarve dhe rasteve
“Ne vijojmë monitorojmë situatën dhe kemi tendencë në ulje jo vetëm të rasteve por edhe të pozitivitetit. Kohët e fundit kemi katërfishuar testimet. Pra diçka që këtë kohë e kemi superuar.
Futja e testit të shpejtë lehtëson jo vetëm kohën e marrjes së diagnozës por përshpejton dhe identifikimin. Me kolegët turk kemi ndarë eksperiencën e gjurmimit të kontakte e nëpërmjet aplikacioneve me telefon.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kolegët turk në lidhje me masat e përgjithshme të shëndetit publik”, tha Bino.
/abcnews.al/