‘Binjakëzimi historik’/ Prodani: Do të sponsorizojmë dy bursa studimi për dy nxënës që do qëndrojnë në Durrës

schedule17:44 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 17:44 - 27 Dhjetor, 2024

Në studion e ‘Balkan Update’ u diskutua lidhur me procesin e binjakëzimit mes distriktit Shqipëri- Kosovë dhe distrikti Pianna dei Albanesi.

Fatmira Prodani, anëtare e Rotary Club, u shpreh se është emocionuese që gjuha arbërisht dhe kultura shqiptare t’I rezistojë më shumë se 5 shekujsh. Gjithashtu, një prej eventeve më të rëndësishme është ofrimi i dy bursave studimi për dy vajza në universitetet në Shqipëri.

Është e paimagjinueshme kur e prek vetë këtë gjë. Mbi 500 vjet histori dhe ti shikon që jo vetëm flasin arbërishten kanë ruajtur dhe traditat në veshje, mikëpritje. Unë personlisht u emocionova dhe mu duk sikur takova disa miq, sepse mënyra e ngrohtë sesi na pritën dhe ka qenë një emocion, unë jam anëtare e klubit më të ri, Durrës 24 dhe konkretisht ofruam dy bursa studimi për 2 studentë, studimi, akomodimi dhe qëndrimi në Durrës. Në universitetin e Durrësit ose më gjerë.

Zakonisht ata shprehin dëshirën për të studiuar në Shqipëri. Do të jetë interesante sepse ishin më të vërtetë të dashur. Është një urë komunikimi që do na bëjë të ndihemi më afër.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!