‘Binjakëzimi historik’/ Batalli: Po përgatisim një samit ndërkombëtar për sipërmarrjet që duan të zhvillohen

schedule18:01 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 18:01 - 27 Dhjetor, 2024

Butrint Batalli, guvernator i distriktit rotarian Shqipëri- Kosovë, u shpreh se po ndërmerren një sërë eventesh në shumë vende të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai u shpreh se po përgatisin një samit ndërkombëtar për sipërmarrjet që duan dua të zhvillohet, event I cili do të mbahet në Prishtinë.

Ne kemi ndërtuar distriktin Shqipëri- Kosovë dhe kemi nisur me ndërkombëtarizmin dhe po përgatisim projekte në nivel klubesh të cilat kanë bërë identifikimin e nevojave. Jemi në realizim të dy projekteve në Lezhë dhe në Shkodër, ndihmë për spitalin dhe një autoambulancë për zonat e Nënshkodrës. Në Kosovë ka nisur një projekt që ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit që kanë trauma nga lufta osë aryse të tjerë dhe ka nisur një proces trajnimi të psikologëve. Një projekt tjetër është një klub në Pejë dhe sigurimi i ujit të pijshëm në një qendër të mjekësisë familjare.

Kemi shumë projekte të ndërgjegjësimit për muajin rozë dhe kemi shumë projekte të tjera. Më i fundit është fushata kundër virusit ‘polium’ që është vdekjeprurës dhe kemi arritur të mbledhim para për 10,000 vaksina për vendet endemike. Po përgatitemi për një samit për biznesin dhe ekselencën e saj ku do të mbahet në Prishtinë dhe do të kemi disa aktivitete. Presidentja do të ndjekë projektet dhe samitet. Kemi edhe bursa për studentët që jepen nga klubet dhe kemi bashkëpunime me klube të tjera simotre.” / abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!