Familja Lala, e cila jetonte në banesën e tyre në zonën e ish-Kënetës në Durrës ka humbur 8 anëtarë të familjes, duke qenë familja më e prekur nga tërmeti tragjik i natës së 26 nëntorit. Kësaj familje në ceremoninë e sotme i janë bashkuar familjarë e miq, por edhe qytetarë të Durrësit, pasi gjithë qyteti është goditur.
Po i japin lamtumirën dy binjakëve, por edhe Amelias e Emilios. Po iu jepet lamtumira gjyshes dhe nënës së kësaj familje. Ata janë gjetur nën rrënoja duke mbrojtur fëmijët, por nuk kanë dalë gjallë prej andej.
Po i jepet lamtumirë edhe Griseldës, një studente e Universitetit të Durrësit. Po i jepet lamtumira e fundit edhe Ilirit, xhaxhait të fëmijëve.
Familja Lala jetonte në zonën e ish-Kënetës. I mbijetuari i vetëm është Ramë Lala. Ai u nis mbrëmjen e kaluar për në Bolonja./abcnews.al