Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Të rinj, të talentuar dhe golashënues fantastike. Shumëkush i cilëson si pasardhësit e dyshes Leo Mess-Cristiano Ronaldo, fitues të 11 “Topave të Artë”.
Njësoj mendon edhe Jorge Valdano, ish-futbollisti dhe drejtuesi i Real Madrid. Argjentinasi flet hapur rreth dy sulmuesve të Dortmund dhe PSG në prononcimin e dhënë për El Transistor, por nuk beson se do të përsërisin atë që ka bërë dyshja e frikshme Messi-CR7.
“Jam i bindur që Haaland dhe Mbappe do të dominojnë dekadën e ardhshme në futbollin ndërkombëtar. Por, nëse duhet të shpreh mendimin tim, besoj se ata nuk do të kenë të njëjtin ndikim që kanë pasur Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo“, deklaron Valdano. /abcnews.al