Jorge Jesus është një emër i dashur për tifozët e Benficës. Trajneri drejtoi 6 sezone “Shqiponjat e Lisbonës”, teksa sezonin e kaluar riktheu Flamengon te fitimi i Kupës Libertadores.
65-vjeçari është ndalur te Joao Felix, ylli i Atletico Madrid në një prononcim për kanalin e youtube të Zicos, legjendës braziliane. 20-vjeçari ka shënuar 6 gola këtë sezon me “Colchoneros” dhe po mësohet gradualisht me skemat e Diego Simeones.
“Joao është ende një fëmijë, por ka një të ardhme të shkëlqyer përpara. Ai do të jetë një nga yjet e futbollit europian. Portugalia ia del të nxjerrë talente dhe lojtarë premtues me një lehtësi të madhe”, deklaron Jorge Jesus, trajneri i Flamengos. /abcnews.al