“Bindja Demokratike” regjistrohet për zgjedhjet e 30 Qershorit

schedule13:00 - 27 Prill, 2019

schedule 13:00 - 27 Prill, 2019

Bindja Demokratike, me kryetar të përkohshëm ish numrin dy të demokratëve Astrit Patozi, është zyrtarisht pjesë e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Zguri: “4 vota pro një kundër regjistrohet”.

Por Bindja Demokratike, nuk bindi kreun e KQZ, Klemend Zguri. Pavarësisht depozitimit të dokumenteve të regjistrimit brenda afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Relatori: “Datë 23 Prill Fabjan Topollaj paraqit kërkesën dhe dokumentacionin”.

Për kreun e komisionit ligji ka kërkesa të qarta.

Zguri: “Vërtetimi i gjykatës ka formë të prerë”.

Relatori: Jo!

Zguri:“Ligji është i qartë dhe procedural dhe ka afate. vendimi i gjykatës nuk ka formë të prere pra bd nuk ka lindur juridikisht e s’mund të bëj veprime”. 

Jo vetëm kaq. Bëhet fjalë për vendimin numër 158 të vitit 2015. Kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me këtë përbërje. Ka vendosur 7 me 0 për mos regjistrimin e subjektit “Partia Shkodra 2015”..

Pasi në dokumentacionin e paraqitur është pasqyruar vërtetim që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,, Tiranë, vendim i cili nuk ka marrë formë të prerë.

Por përfaqësuesi ligjor i Bindjes Demokratike ka tjetër mendim.

Topollaj: “Vërtetimi është me vulë dhe firmën e kancelarit që vërteton se partia është regjistruar në gjykatë. Ne mendojmë se i kemi plotësuar kriteret formale”.

Zguri:Ose në 2015 ne kemi shkelur të drejtën kushtetuese të subjektit për të garuar ose sot bëjmë diskriminim pozitiv subjektit në fjalë”.

Por sipas Bindjes Demokratike, ky diskriminim pozitiv do të jetë i pranueshëm për ta për çdo parti politike që kërkon të regjistrohet në zgjedhjet e 30 Qershorit në shkelje të afateve të përcaktuara në ligj.

Një reagim për këtë bëri edhe përfaqësuesi ligjor i demokratëve Ivi Kaso, sipas të cilit KQZ me urdhër politik të kryeministrit Rama ka marrë vendim të paligjshëm të regjistrojë Bindjen si opozitë fasadë në zgjedhje me synim zbehjen e mungesës së opozitës së vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!