Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Binaj po përdoret nga Berisha”/ Analisti politik: Saliu i “shtrydh” individët që deklarohen të papërlyer

schedule23:47 - 10 Tetor, 2025

schedule 23:47 - 10 Tetor, 2025

Analisti politik Indrit Vokshi foli për zgjedhjet e 9 nëntorit, dhe garën për Tiranën. Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Vokshi komentoi edhe kandidaturat e opozitës për zgjedhjet.

Gjatë kësaj intervistë, foli edhe për kandidaturën e Florian Binajt, tha se ky i fundit po përdoret nga Berisha. Më tej shtoi se kreu i PD Sali Berisha gjithmonë ka arritur që të përdorë, apo “shtrydhë” individë që deklarohen të papërlyer.

“Mendohet se liderët e vjetër politik të Shqipërisë janë të konsumuar dhe çdo asocim mendojnë se u bëjnë dëm. Me Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut kanë pasur lëvizje. Vetëm në Shqipëri jemi po me këto fytyra. Liderët e vjetër sa më shumë kalojnë kohë në pushtet, aq më shumë kërkojnë besnikëri dhe rehati personale. Mosdalja e Binajt në fushatë me Berishën, mund të ndikojë edhe për mirë në votë. Nëse Binaj do të arrijë të marrë respektin e strukturës militantëve dhe në të njëjtën kohë të shmangë Berishën do të ishte një sjellje e duhur politikani, por nuk e dimë nëse do ta bëjë këtë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Përveç Florian Binajt në Tiranë, në Vlorë selia blu ka vendosur të mbështesë Dionis Sotën, i vetëshpallur si i pavarur, ndonëse më herët ka marrë edhe mbështetjen e Adriatik Lapajt.

Në Berat do të kandidojë Pavllo Shkarpa, aktualisht kryetar i shoqatës Anthipatrea.

Kurse për Tepelenën u vendos të mbështetet një djalë i ri, Gabriel Guma me profesion arkitekt. Në Mat e Cërrik, kandidojnë avokati Eduart Brahilika dhe mjeku Amarildo Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!