Këngëtarja më “In” e momentit Billie Eilish ka treguar arsyen pse nuk flet kurrë për lidhjet e saj të dashurisë.
Në një bisedë me Roman Kemp, në “Capital Breakfast”, ajo u shpreh se është më mirë që lidhjet e dashurisë t’i mbajë për vete.
“Pa dyshim që dua t’i mbaj marrëdhëniet e mia private. Kam patur marrëdhënie dhe i kam mbajtur gjithnjë të tilla, madje edhe kur kam qenë në një lidhje dhe i kam treguar fare pak nga ajo lidhje botës, jam penduar”, tha këngëtarja.
Më tej, Billie ngriti pyetjen që ndoshta i mundon të gjithë “Po sikur të shkojë keq?”. Ajo thotë se nuk do që të përflitet për jetën e saj private sepse nëse ndahet, njerëzit do të fillojnë të flasin dhe të gjejnë fajtorin.
Këngëtarja thotë se nuk ka dëshirë të dëgjojë se çfarë mendojnë të tjerët për njerëzit me të cilët ajo del apo me të cilët do të shoqërohet në të ardhmen“Është diçka që nuk më intereson”. Gjithashtu një arsye tjetër pse ajo nuk flet kurrë për lidhjet e saj është fakti që ka patur disa ndodhi jo të këndëshme në dashuri.
“Më është thyer zemra, sigurisht. Njerëzit më kanë bërë ca gjëra të tmerrshme. Çmenduritë që kam kaluar”, përfundoi këngëtarja.l.k/abcnews.al