Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Billie Eilish mahnit të gjithë ata që mendojnë se ajo di vetëm të pëshpërisë

schedule08:30 - 15 Shkurt, 2020

schedule 08:30 - 15 Shkurt, 2020

Ekziston një mendim – i pabazë – se Billie Eilish nuk di të këndojë. “Ajo di vetëm të pëshpërisë,” ndodh të shkruajnë disa njerëz në Twitter, që me gjasë nuk dinë asgjë për regjistrin e ulët vokal. Sidoqoftë Billie së fundmi vërtetoi të kundërtën.

Kënga e saj e fundit, “No Time To Die”, përveçse tekstit dhe melodisë fantastike, po komentohet edhe për faktin që Billie i kap tmerrësisht mirë disa nota të larta.

Përsa i përket kritikave ku thuhet se Bilie vetëm pëshpërit, ajo u shpreh për Vanity Fair pak kohë më parë: “Njerëzit mendojnë se unë pëshpëris në të gjitha këngët. Por, kam përshtypjen se këtë e thonë vetëm ata që kanë dëgjuar vetëm një këngë. Dëgjoni ‘Wish You Were Gay’.”



“No Time To Die” është kolona zanore e filmit të ardhshëm të James Bond. Deri tani, dihet se Billie e shkroi atë së bashku me vëllain e madh, Finneas, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në albumin debutues të Billie-t, “When We All Fall Asleep Where Do We Go?”.

“Është kaq e pabesueshme që jam pjesë,” tha Eilish në një deklaratë. “Jam ende e shokuar.”

Me realizimin e kësaj kënge, Billie bëri histori pasi është e para artiste e re që shkroi dhe këndoi kolonën zanore të James Bond.

Këngët e fundit të James Bond patën tepër sukses, “Skyfall” e Adele dhe “Writing’s On The Wall” e Sam Smith. Të dyja fituan Oscar për “Këngën më të mirë origjinale”.

Filmi i radhës “No Time to Die” pritet të dalë në prill./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!