Vendet e pasura mund të kthehen në normalitet deri në fund të vitit 2021 nëse një vaksinë COVID-19 funksionon, tha sot bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates.
“Deri në fund të vitit të ardhshëm, gjërat mund të jenë shumë afër normalitetit, ky është skenari më i mirë ,” i tha Gates, 64, WSJ (Këshilli i CEO i Wall Street Journal).
“Ne nuk e dimë ende nëse këto vaksina do të funksionojnë ,” tha Gates, duke vënë në dukje se do të duhet kohë që sasitë e mjaftueshme të vaksinave të prodhohen.
Kur u pyet për vaksinat ruse dhe kineze, ai u përgjigj se kompanitë perëndimore po bëjnë studime të mëtejshme të Fazës III. g.v/abcnews.al