Që kur u tërhoq nga drejtimi i Microsoft, Bill Gates është duke ia përkushtuar jetën e tij një kauze filantropike.
Ai është duke i kushtuar rëndësi të veçantë shërimit të sëmundjes së Alzheimerit. Kjo, pasi ai u shpreh publikisht se babai i tij vuan nga kjo sëmundje.
Duke folur për “Today”, Gates pranoi se i ati, Bill Gates Sr, 92 vjeç, vuan nga “sëmundja tragjike”.
Bilioneri i njohur mendon se ndoshta një ditë ai mund të jetë vetë një viktimë e Alzheimer.
Sipas The Mirror, themeluesi i Microsoft do të dhurojë 100 milionë dollarë për luftën ndaj Alzheimerit.
Gjysma e shumës do të shkojë për një kërkim të njohur si Fondi i Zbulimit të Dementias.
“Jam i sigurtë që nëse gjejmë resurset e duhura, çështja mund të zgjidhet. Jam optimist. Do të sjellim ide të reja, kjo është ajo që do bëjmë, në mënyrë që të kemi medikamentet më të mira për Alzheimer në 10-15 vitet e ardhshme”, u shpreh Gates.
Gates së bashku me të shoqen kanë ngritu një fondacion që të ndihmonte në shërimin e sëmundjeve në disa nga vendet më varfra në botë.
Sëmundja e Alzheimerit shkakton te personat e prekur humbje të kujtesës, personalitetit e gjithashtu dalëngadalë fillon edhe truri të humbë disa nga funksionet bazike./abcnews.al