Bill Clinton flet pas daljes nga spitali, tregon gjendjen shëndetësore

schedule09:27 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:27 - 21 Tetor, 2021

Ish-presidenti amerikan Bill Cliton ka folur pas daljes nga spitali. Në një video të publikuar në Twitter, ai thotë se është drejt përmirësimit.

“Unë jam vërtet i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Jam duke u bërë mirë, duke shijuar këtë mot të bukur vjeshte. Jam në rrugën e rimëkëmbjes, por dua t’i kujtoj të gjithëve që  kujdesuni për veten, “tha Clinton.

“Ne të gjithë kemi punë për të bërë, dhe secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në jetë dhe në të ardhmen e afërt. Unë do të bëj çmos që të jem pranë, për të vazhduar të bëj më të mirën që mundem për shumë më gjatë”, shtoi ai.

Gjithashtu, ish-presidenti falenderoi stafin e spitalit, të cilët u kujdesën për të. “Jam falënderues për mbështetjen e madhe që mora gjatë qëndrimit tim në spital, faleminderit shumë,” tha Clinton. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!