Bill Clinton debuton si shkrimtar/ Në Qershor libri i ish-Presidentit

schedule19:17 - 2 Maj, 2018

schedule 19:17 - 2 Maj, 2018

Presidenti amerikan është zhdukur dhe Shtetet e Bashkuara ndodhen nën një rrezik të paprecedent! Është ky skenari i një romani thriller që mban firmën e ish-presidentit Bill Clinton e që pritet të dalë në treg në qershor.

Bill Clinton i ka hyrë një rruge të re, asaj të shkrimtarisë. “Zhdukja e Presidentit”, që pritet të paraqesë një copëz të asaj që ndodh brenda Shtëpisë së Bardhë, është titulli i librit të parë të ish-kreut amerikan të shtetit. Në bëmën e tij letrare, Clinton ka bashkuar forcat me mjeshtrin e thrillerit amerikan, James Patterson, i njohur për krijimin e detektivit Alex Cross, i përshtatur disa herë edhe për ekranin e madh. Mbi skenarin e librit, që do të dalë në treg më 4 qershor, për momentin nuk janë publikuar shumë detaje. Por, sikurse e paralajmëron dhe titulli, ai do të tregojë historinë e një presidenti që zhduket papritur dhe Amerika gjendet nën një kërcënim të paprecedent. Shtëpia botuese “Little Broën and Company”, që ka të drejtën ekskluzive të romanit, pret që ai të kthehet shumë shpejt në një bestseller dhe në librin e preferuar të sezonit veror. Por gjërat nuk do të mbarojnë me kaq. Gjigandi amerikan Shoëtime, i njohur për serialin “Homeland”, ka blerë të drejtat për një përshtatje televizive në vitin 2019. Ndërkohë, aktorit Dennis Quaid, që ka interpretuar Clinton në filmin e vitit 2010 “Një marrëdhënie e veçantë”, do t’i besohet rrëfimi audio i librit, të cilin shumë lexues po e presin me padurim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!