Bilisht/ Probleme me burrin, 40-vjeçarja tenton të vrasë veten duke konsumuar një grusht me ilaçe

schedule22:05 - 19 Shtator, 2023

schedule 22:05 - 19 Shtator, 2023

Një 40-vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh. Ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40-vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin, ndërsa ky i fundit është proceduar për dhunë ndaj saj më herët.

Ndërkohë, policia po heton mbi rastin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!