Sadio Mane, ka pasur probleme me Julian Nagelsmann para dorëheqjes së trajnerit.
Sipas Bild, sulmuesi senegalez u ankua ashpër për ish-trajnerin për shkak se luajti vetëm 9 minuta në takimin e Champions League kundër PSG. Raportohet se situata në dhomën e zhveshjes mund të ishte përshkallëzuar për shkak të pakënaqësisë së Mane.
Kujtojmë se Julian Nagelsmann u largua nga Bayern në fund të marsit. Sadio Mane iu bashkua gjigantëve të futbollit gjerman para fillimit të këtij sezoni, duke bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 11 gola me 5 asistime. /G.D abcnews.al/