Bild: Serbia kërcënon Kosovën me luftë, rrezik për përplasje mes aleatëve të Rusisë dhe NATO-s

schedule15:51 - 27 Shtator, 2021

schedule 15:51 - 27 Shtator, 2021

Media gjermane Bild e konsideron serioz kërcënimin e Serbisë për Kosovën e cila i ka dhënë një ultimatum 24-orësh NATO-s. Në faqen e parë të Bild shkruhet: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë, ultimatum 24-orësh për NATO-n.

Ajo i referohet tensioneve në kufi në lidhje me çështjen e reciprocitetit për targat mes Serbisë në Kosovës duke theksuar se kjo mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur mes atyre që cilësohen si aleatët e Rusisë në Beograd dhe qeverisë së mbrojtur nga NATO në Prishtinë.

Të dielën në mbrëmje Serbia vuri në gatishmëri një pjesë të ushtrisë së saj. Shkak i tensioneve është bërë fakti që prej mesit të shatorit, serbëve që futen në Kosovë u është dashur të ndërrojnë targat e tyre me të përkohshme kosovare.

Qeveria në Prishtinë reagoi duke deklaruar se Serbia nga ana e saj nuk i njeh targat nga Kosova që pas shpalljes së pavarësisë në 2008.  Serbët në Kosovë refuzojnë të ndërrojnë targat e tyre. Qeveria e Kosovës ka dërguar një njësi speciale të policisë në Jarinje dhe Bërnjak një javë më parë për të monitoruar zbatimin e urdhrit të ri.

Serbët e Kosovës po bllokojnë dy rrugë të rëndësishme për në Mitrovicë, qytetin më të madh të pakicës serbe në Kosovë. Dikush mund të mendojë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por në Beograd i cili ka edhe mbështetjen e Moskës gjërat shihen ndryshe. Ushtria ka disa ditë që lëviz tanket në kufi me Kosovën duke folur për një provokim nga Kosova. m.v/abcnews.al