Toni Kroos mund të lërë kombëtaren e Gjermanisë. Ky është lajmi që ka raportuar Bild pas eliminimit të “Pancerave”nga Anglia në EURO 2020.
Ende mesfushori që luan në Spanjë me Real Madrid nuk ka folur për këtë çështje. Për humbjen me Anglinë, Kroos ka folur për ARD:
“Mund ta imagjinoni sa e hidhur është shija e kësaj humbjeje. Ishte një ndeshje e ekuilibruar derisa shënuan golin e parë. Të dyja skuadrat ndaluan njëra-tjetrën.
Efikasiteti bëri ndryshimin sot. Anglia nuk kishte pothuajse asnjë shans derisa shënoi golin e parë. Përformanca jonë ishte solide deri në atë moment, por goli ndryshoi gjithçka”. / abcnews.al