Bilanci vjetor, Ekonomi: Lufta kibernetike e ashpër, Shqipëria reagoi në kohë

schedule16:42 - 19 Janar, 2023

schedule 16:42 - 19 Janar, 2023

Pavarësisht sulmeve kibernetike Shqipëria arriti të rikthente në normalitet shërbimet online. Ministrja e shtetit për standardet dhe shërbimet, Milva Ekonomi theksoi se lufta kibernetike aktualisht është e ashpër  dhe për këtë  janë rritur investimet si në infrastrukturë edhe në aftësi njerëzore.Që prej vitit të kaluar në vend ofrohen 1227  shërbime online.

Shqipëria renditet e para midis vendeve të rajonit për ofrimin e shërbimeve online. Ministrja e shtetit për standardet dhe shërbimet, Milva Ekonomi theksoi se lufta kibernetike është bërë e ashpër por vendi ynë reagoi në kohë duke rikthyer në funksion e-shërbimet. Për të parandaluar sulme në të ardhmen ministrja Ekonomi tha se investimet do të jenë më të mëdha gjatë këtij viti

Sipas Ekonomit , 95 % e shërbimeve për të cilat kanë nevojë qytetarët ofrohen online duke ulur  radhët dhe procedurat burokratike

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali prezantuan bilancin vjetor për vitin e kaluar si  dhe  objektivat për vitin 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!