Bilanci tragjik në Spanjë, brenda ditës humbin jetën 769 persona nga koronavirusi

schedule12:41 - 27 Mars, 2020

schedule 12:41 - 27 Mars, 2020

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 4,858 pasi 769 persona të tjerë kanë ndërruar jetë vetëm në 24 orët e fundit. Kështu, kjo bëhet dita në të cilën Spanja ka numrin më të madh të viktimave brenda një dite.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet spanjolle, numri total i të prekurve është rritur në 64,059. Prej këtyre, 6,273 raste janë konfirmuar vetëm ditën e sotme, shkruan abcnews.al

Spanja është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi sa i përket numrit të viktimave. Në vendin e parë qëndron Italia me 8,215 të vdekur.

Në media janë shpërndarë disa pamje shqetësuese, të filmuara në një spital në Albacete, që ndodhet 85 milje në perëndim të Valencias, tregojnë pacientët që presin në korridoret e spitalit që të marrin kujdes shëndetësor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!