Bilanci tragjik në Indonezi, rritet numri i viktimave, mijëra njerëz mbeten pa shtëpi

schedule19:19 - 21 Nëntor, 2022

schedule 19:19 - 21 Nëntor, 2022

Numri i viktimave nga tërmeti që goditi ishullin kryesor indonezian, Java, ka shkuar të paktën 162, ndërsa qindra kanë mbetur të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Java perëndimore, në një thellësi të cekët prej 10 km, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Lexo edhe: Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, mbi 700 të plagosur

Dhjetëra njerëz u dërguan në spital, me shumë të trajtuar jashtë. Ekipet e shpëtimit po punonin gjatë natës në përpjekje për të shpëtuar të tjerët që mendohet se janë ende të bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Zona ku goditi tërmeti është me popullsi të dendur dhe të prirur për rrëshqitje dheu, me shtëpi të ndërtuara keq të kthyera në rrënoja në shumë zona.

Më herët, Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB) tha se të paktën 62 persona kishin vdekur, sipas të dhënave më të fundit në dispozicion.

Guvernatori i Java-s Perëndimore tha se më shumë se 13,000 njerëz ishin zhvendosur nga fatkeqësia dhe BNPB tha se mbi 2,200 shtëpi ishin dëmtuar nga tërmeti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!