Bilanci tragjik i tërmetit në Afganistan, shkon në 1150 numri i viktimave, mbi 1600 të plagosur

schedule10:34 - 24 Qershor, 2022

schedule 10:34 - 24 Qershor, 2022

Autoritetet talebane në Afganistan njoftuan se kishin ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që goditi pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1150 persona, sipas mediave të huaja.

Abdul Ëahid Rayan, drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Bakhtar’ tha se numri i viktimave ka arritur në 1150 persona ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600.

Më herët, më 24 qershor, Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha për mediat se mbi 10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Pakistanin.

“Operacionet e shpëtimit kanë përfunduar”, – deklaroi Haqqani, pa dhënë shpjegime të mëtejshme se përse po ndalonin operacionet e kërkim shpëtimit, vetëm 48 orë pas tërmetit tragjik.

Tërmeti me magnitudë 6.1 goditi rreth 160 kilometra në juglindje të Kabulit, në një rajon malor me vendbanime të vogla. Provincat Paktika dhe Khost u goditën më së shumti, duke shkaktuar dëme dhe viktima.

/abcnews.al