Bilanci tragjik i luftës në Ukrainë, rusët qëllojnë për vdekje prindërit dhe të bijën në makinë

schedule08:31 - 28 Shkurt, 2022

schedule 08:31 - 28 Shkurt, 2022

Lufta në Ukrainë është futur në ditën e pestë të saj.Mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.

Lexo edhe: Ministria bjelloruse publikon fotot: Kjo është salla ku do takohen delegacionet ruse dhe ukrainase

Ndërkohë numri i vdekjeve po rritet nga dita në ditë, me ministrinë e Shëndetësisë në Ukrainë, që njofton se në total që prej fillimit të pushtimit janë vrarë 352 civilë, midis tyre 14 fëmijë.
Ndërsa 1.684 qytetarë ukrainas janë plagosur, përfshirë dhe 116 fëmijë.

E trishtë është historia e një vajze të vogël ukrainase, e cila u qëllua për vdekje bashkë me prindërit e saj nga sabotatorët rus. Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Volodymyr Bondarenko, nëpërmjet një postimi në Facebook tha se sabotatorët rus hapën zjarr ndaj familjes, teksa ata ndodheshin në makinë.

Gjithashtu mësohet se në makinë ishin dhe dy fëmijët e tjerë të familjes, të cilët për fat të mirë i mbijetuan plumbave. Dy fëmijët e vegjël ndodhen nën kujdes intensiv në një spital në Kiev./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!