Zyra Operacionale për menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka bërë publik bilancin e inspektimve deri mesditën e kësaj të hëne. Kjo zyrë ka bërë dhe një bilancë për zonën problematike të Manzës. Sipas Zyrës Operacionale për menaxhimin e Fatkeqësive, në manzë janë duke u ngritur 200 çadra dimërore, për strehim të banorëve pranë shtëpisë së tyre.
Gjithashu, sa i përket kësaj zone, janë 81 qytetarë që janë strehuar në njësitë lëvizëse të banimit. Zyra operacionale thotë se po punohet për strehimin në kushte më optimale të 20 qytetarëve, të cilët aktualisht janë të strehuar përkohësisht në çadër.
Sa i përket inspektimeve në qarkun Durrës deri më tani janë 6048 objekte të inspektuara, nga ku rezulton se janë shumë banesa të pabanueshme dhe të tjera për t’u shembur. Sipas bilancit të bërë rezulton se janë shpallur të pabanueshme 2450 objekte nga të cilat në Bashkinë Durrës 639, Bashkinë Krujë 910 dhe Bashkinë Shijak 901.
Bashkia Shijak vijon të ketë numrin më të madh të objekteve të cilat duhet të shemben. Kështu në Bashkinë Shijak janë 345 objekte për tu prishur, në Bashkinë Durrës 88 dhe në Bashkinë Krujë 27.
Deri mesditën e sotme Zyra Operaciopnale raporton se janë shembur 31 objekte në Durrës, nga të cilat 2 pallate, 3 hotele dhe 26 banesa të tjera.
Ndërkohë në Tumbanë vijon të jetë 10 numri i objekteve të shembura, nga të cilat: 1 Shkollë 9-vjeçare, 2 pallate 2-katëshe dhe 7 pallate 5-katëshe.
dy objekte janë prishur dhe në fshatin Bubq, nga të cilat Shkolla 9-vjecare në fshatin Bubq, Bashkia Krujë dhe 1 pallat 2-katësh.
Sa i përket kujdesit shëntetësore, raportohet se janë kryer 4,664 vizita të kryera në njësitë akomoduese, 1,213 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë. Po ashtu janë 533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim./abcnews.al