Bilanci nga COVID-19 në Maqedoni: Sot u shënuan 721 raste të reja dhe 7 të vdekur

schedule17:55 - 27 Shkurt, 2021

schedule 17:55 - 27 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoni është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Covid-19. Nga 3816 testime të kryera, 721 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa janë shëruar edhe 171 persona.

Numri aktual i personave aktivë këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar në 8290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë./ db/ Abcnews.al