Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 3702 raste të reja me koronavirus nga 485613 testime që janë bërë.
Shkalla e pozitivitetit është 0.8%, nga 0.4% që ishte të hënën.
Sot 33 pacientë vdiqën dhe 4544 u shëruan. 41 pacientë janë shtruar në repartet Covid. 355 pacientë janë gjithsej të shtruar në kujdes intensiv.
Aktualisht në Itali pozitivë me Covid janë 73668 qytetarë me një rënie prej 878 në 24 orët e fundit./ Abcnews.al