Laçi mposhti Vllazninë të premten dhe për tre javë e ka çuar diferencën me shkodranët nga 14 pikë në 7. Nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, bardhezinjtë janë skuadra që kanë grumbulluar më shumë pikë.
Duro e mori drejtimin e Laçit në ndeshjen e parafundit të fazës së parë dhe debutoi kundër Teutës me një barazim dhe më pas në Laç mposhti Vllazninë. Aty katër pikëve u ka shtuar edhe 19 të tjera në fazën e dytë.
Kurbinasit kanë marrë gjashtë fitore (kundër Vllaznisë, Teutës, Partizanit, Tiranës, Kukësit dhe Bylisit), kanë barazuar vetëm me Skënderbeun dhe janë mposhtur nga Kastrioti dhe Apolonia.
Në 11 javët e fundit, Vllaznia ndjek Laçin me 21 pikë të mbledhura, për t’u pasuar nga Teuta me 20 pikë dhe Partizani me 19. Tirana ka marrë vetëm 17 pikë, duke lënë pas Kastriotin me 14. / abcnews.al