Dhuna në Gaza dhe në Izrael nuk duket se po shkon drejt shuarjes ndërsa dy vendet shkëmbejnë raketa dhe sulme ajrore. Bilanci i viktimave vijon që të rritet ndërsa deri më tani të paktën 83 persona e kanë humbur jetën në Gaza, dhe shtatë në Izrael.
Një reporter i BBC në Gaza tha se ajo e djeshmja ishte “nata më e gjatë dhe më e vështirë që nga lufta e vitit 2014.” Kurse, Izraeli njoftoi se në drejtim të tij ishin qëlluar 1,600 raketa dhe se në kufi janë dërguar përforcime.
Pas tensioneve pasuan përplasje në vendin e shenjtë të nderuar si nga myslimanët ashtu edhe nga hebrenjtë.
Najwa Sheikh-Ahmad, një grua e cila jeton në Gaza tha të mërkurën mbrëma: “Nuk flemë dot. Në çdo moment shtëpia mund të na kthehet në varr.”
“Nuk jemi të sigurt. Si nënë që jam kjo është shumë e tmerrshme. Është e lodhshme për ndjenjat e mia…” sb/abcnews.al/