Bilanci i SPAK, 14 objekte të konfiskuara dhe 200 mijë metra tokë të sekuestruar në harkun e 1 viti

schedule16:09 - 16 Mars, 2022

schedule 16:09 - 16 Mars, 2022

Nga Ermal Vija

Me kërkesë të prokurorisë së pasaçme në harkun kohor të një viti janë vënë në sekuestro 14 pasuri të krimit të organizuar, ndërsa 200 mijë metra katror tokë në zonën e Gjirit të Lalzit dhe katër hotele kanë kaluar në pronësi të shtetit.

Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme Arbën Kraja, lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet I institucionit që ai drejton, ndërsa me paratë e krimit është ngritur një laborator ekspertizë që do I vijë në ndihmë prokurorisë.

Gjatë konferencës, për “Iniciativa rajonale kundër korrupsionit”, Kreu i SPAK-ut, vlerësoi si domosdoshmëri hartimin e një strategjie për evidentimin e aseteve kriminale, sekuestrimin e tyre dhe më pas kthimin e këtyre pasurive te publiku.

Sipas Krajës, prokuroria do të përqendrohet në luftën kundër krimit të organizuar që përmes korrupsionit të njerëzve të drejtësisë tenton ti shpëtojë dënimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!