Bilanci i një viti nga nisja e vaksinimit, 400 shqiptarë që jetojnë jashtë morën dy dozat

schedule11:25 - 4 Janar, 2022

schedule 11:25 - 4 Janar, 2022

Autoritetet Shëndetësore në vend kanë nisur procesin e vaksinimit të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri më tani janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat 400 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ata janë evidentuar nga mjekët e familjes përmes certifikatave të vaksinimit.

Bashkë me këtë kategori personash që jeton jashtë vendit, gjatë 24 orëve të fundit, janë vaksinuar në total 4427 persona.

Ndërkohë që, prej fillimit të procesit të vaksinimit (një vit më parë), në vendin tonë janë vaksinuar 2411 659 qytetarë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!