Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci i luftës në Ukrainë/ Krisafi: Trump s’arriti paqen në Ukrainë, sot zgjidhja e konfliktit më e vështirë seç ishte në janar të 2025

schedule21:30 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 21:30 - 30 Dhjetor, 2025

TIRANË– Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ishte i ftuar në emisionin “War Report”, ku analizoi zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë dhe perspektivën e paqes.

Sipas Krisafit, viti i fundit nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në terren për Ukrainën, pavarësisht pritshmërive se do të ishte një vit i paqes. Ai theksoi se konflikti ka rezultuar shumë më i ndërlikuar për t’u zgjidhur nga sa ishte parashikuar, madje edhe nga presidenti Donald Trump.

Krisafi vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme të ofrojnë garanci reale sigurie për Ukrainën.

Sipas tij, garancia 15-vjeçare e përfolur në media mbetet vetëm në letër dhe nuk reflektohet në situatën reale në terren, çka përbën një nga problemet kryesore për Kievin, i cili nuk ndihet i sigurt.

Nga ana tjetër, eksperti nënvizoi se Rusia e percepton veten si fituese të luftës dhe, sipas tij, janë fituesit ata që në fund vendosin kushtet e marrëveshjes. Ai shtoi se Rusisë mund t’i duhen deri në dy vite për të marrë të gjithë rajonin e Donetskut, nëse dinamika aktuale e konfliktit vazhdon.

“Një vit, që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe për Ukrainë, Të gjithë pritën të ishte vit i paqes, por konflikti ishte shumë i ndërlikuar për ta zgjidhur, siç mendoi Trump, dhe them se zgjidhja e konfliktit tani është shumë herë më vështirë për t’u zgjidhur seç ishte në janar.

Amerikanet nuk janë të gatshëm të japin garanci sigurie për Ukrainën. Garancia prej 15 vitesh, siç raportohet në media, është garanci vetëm në letër dhe ky është problemi kryesor që ka sot Ukraina në terren.

Rusët mendojnë se janë duke fituar luftën dhe fituesit janë atë që do hedhin firmën në fund. Rusisë i dihen deri në dy vjet për të marrë të gjithë Donetsk”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!