Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, Medlir Mema, ka analizuar zhvillimet kryesore të konflikteve gjatë vitit 2025, duke u ndalur veçanërisht te situata në Lindjen e Mesme dhe roli i Iranit.
I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Mema theksoi se Irani po vijon përpjekjet për ndërtimin e një programi balistik si pjesë e strategjisë së vetëmbrojtjes, ndërsa paralajmëroi se ndryshimi i gjuhës politike dhe diskutimet për shënjestrimin e programeve bërthamore iraniane rrisin rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.
Sipas tij, çdo sulm nga Izraeli do të pasohej nga kundërpërgjigjja e Iranit, duke shtuar më tej paqëndrueshmërinë në një rajon tashmë të brishtë.
“Irani për të mbrojtur veten e vetë është që të ketë një program balistik. Është i pandryshueshëm fakti që Irani po përpiqet që të ndërtojë një program balistik. Por, gjuha ka ndryshuar, këtë e la të kuptohet edhe takimi i Netanyahut me Trump, për shkatërrim dhe shënjestrim të programit bërthamor dhe programit të përgjithshëm të Iranit dhe kjo sjell një përshkallëzim të konfliktit. Nëse sulmohet nga Izraeli, Irani do të kundërpërgjigjet.
Në Lindjen e Mesme nuk duhet shumë për të krijuar destabilitet. Irani nuk është si ka qenë në fillim të vitit. Megjithëse kishte një vit të vështirë, ka durim, pret dhe e di që pak e nga pak bazat e saj. Irani do të mundohet që të ndërtojë forcat në rajon dhe do të mundohet që të rindërtohet për të mbrojtur veten”, tha Mema.

