Të paktën 33,037 palestinezë janë vrarë në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar. Një deklaratë e ministrisë tha se rreth 75,668 palestinezë janë lënduar gjithashtu nga sulmi.
“Sulmet izraelite vranë të paktën 62 persona dhe plagosën 91 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet në deklaratë Ministria e Shëndetësisë.
Izraeli ka goditur enklavën palestineze që nga një sulm ndërkufitar nga grupi i rezistencës Hamas, i cili vrau rreth 1200 njerëz. /abcnews.al