Bilanci i luftës në Gaza, shkon në 32 mijë numri i të vdekurve

schedule15:46 - 21 Mars, 2024

schedule 15:46 - 21 Mars, 2024

Të paktën 31,988 palestinezë janë vrarë dhe 74,188 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të paktën 65 persona u vranë dhe 92 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit. Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Lufta izraelite, tani në ditën e saj të 167-të, ka shtyrë 85% të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në janar nxori një vendim të përkohshëm duke urdhëruar Tel Aviv të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!