Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 9.3 milionë, përkatësisht 9 359 372, mes të cilëve 479 879 kanë humbur jetën.
Sipas Worldometers, numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 123 475 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 52 771, Britania e Madhe me 42 927, Italia me 34 675, Franca me 29 720 dhe Spanja me 28 325.
Kina që është klasifikuar dhe vendi i origjinës së koronavirusit ka shënuar 4 634 vdekje. Ndërkohë deri më tani 5 046 272 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3.8 milion raste aktive që presin të shërohen.
Ndërkaq në vendin tonë deri më tani kanë humbur jetën nga koronavirusi 46 persona, ndërsa 2 047 janë konfirmuar të infektuar./abcnews.al