Numri i personave që infektohen dhe ndërrojnë jetë brenda ditës në Itali bëhet gjithnjë e më shqetësues.
Në të dhënat e publikuar për ditën e sotme rezulton se numri i të sëmurëve ka shkuar në 4,636 persona, 778 më shumë se ditën e mërkurën.
Nga këto, 197 persona kanë ndërruar jetë, 49 raste më shumë brenda ditës, ndërsa numri i të shëruarve është 523.
Ditën e sotme numri i personave të prekur globalisht shkoi 101,565 ndërsa OBSH deklaroi se nuk shohin asnjë të dhënë që mund të sygjerojë se koronavirusi mund të largohet me verën. /abcnews.al/