Bilancet e nxjerrin Barçën më “gropë” seç pritej, drejtori premton një blerje të madhe

schedule14:58 - 31 Mars, 2021

schedule 14:58 - 31 Mars, 2021

Dihej prej kohësh tashmë se situata financiare e Barcelonës është e vështirë, por nga ajo që raportohet së fundmi, mësohet se gjendja është më keq seç priste presidenti i ri, Joan Laporta. Një nga premtimet e Laportas gjatë fushatës për president ishte se do të bëjë një kontroll të brendshëm të financave të klubit për të zbuluar gjendjen e vërtetë financiare.

Esport3 zbulon se sipas raportit, Barcelona ka humbur rreth 350 milionë euro këtë vit dhe nuk do të jetë në gjendje të dalë me fitim deri në sezonin 2022-23. Ky skenar sigurisht llogaritet duke marrë parasysh rinovimin me një kontratë të pasur të Leo Messit dhe Barcelona bën një blerje të madhe në verë.

Drejtori i ri i përgjithshëm i Barça, Ferran Reverter, që është edhe përgjegjës i këtij raporti, ka konfirmuar se përtej faktit se gjendja ekonomike është e vështirë, në verë klubi mund të jetë konkurrues në merkato, teksa rimëkëmbja ekonomike do të shtyhet në periudhë afatmesme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!