Pothuajse 30,000 palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas një raporti nga ministria e shëndetësisë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Të paktën 29,878 palestinezë janë vrarë dhe 70,215 janë plagosur që nga 7 tetori.
Ndërkohë në 24 orët e fundit, 96 palestinezë u vranë dhe 172 u plagosën.
Rreth 40% e numrit të përgjithshëm të njerëzve të vrarë janë fëmijë, sipas shifrave të OKB-së.
/abcnews.al