Gjithsej 21,822 palestinezë janë vrarë dhe 56,451 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të dielën ministria e shëndetësisë në Gaza. Mes të vrarëve janë 150 palestinezë dhe 286 të plagosur në 24 orët e fundit.
Izraeli thotë se po bën të pamundurën për të mbrojtur civilët dhe ka fajësuar Hamasin se i ka vënë në rrezik.
Por edhe aleati më i afërt i Izraelit, SHBA, ka thënë se duhet të bëjë më shumë për të reduktuar viktima civile nga ato që Joe Biden e ka quajtur “bombardim pa dallim”.
/abcnews.al