Bilanc tragjik në Bangladesh, rritet numri i viktimave pas shpërthimit në depo, 34 të vdekur

schedule11:43 - 5 Qershor, 2022

schedule 11:43 - 5 Qershor, 2022

Ka shkuar në 34 numri i personave që humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu në një depo magazinimi në qytetin Chittagong, Bangladesh.

Qindra njerëz kishin mbërritur për të shuar zjarrin kur një numër i kontejnerëve të transportit shpërthyen në vendin në Sitakunda.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Spitalet e zonës janë të mbingarkuar dhe kanë apeluar për dhurim gjaku.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike dhe numri i të vrarëve pritet të rritet.

“Shpërthimi më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed për agjencinë e lajmeve AFP.

Lexo edhe: Tragjedi në Bangladesh,16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një depo

Vullnetarët, disa të veshur vetëm me sandale në këmbë, vazhduan të sillnin trupa nga rrënojat që digjeshin të dielën në mëngjes.

Të paktën pesë zjarrfikës u vranë nga shpërthimi dhe disa të tjerë u plagosën.

Disa gazetarë që raportonin për zjarrin para shpërthimit janë zhdukur.

Shpërthimi ishte aq i madh sa u dëgjua disa kilometra larg dhe theu xhamat e ndërtesave aty pranë.

Ushtria është vendosur për të parandaluar derdhjen e kimikateve në det./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!