Bilanc tragjik/ Mbi 11 mijë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza

schedule22:45 - 12 Nëntor, 2023

schedule 22:45 - 12 Nëntor, 2023

Qeveria e Hamasit ka bërë bilancin e viktimave që prej fillimit të konfliktit me Izraelin, ku raportohet se deri më tani numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 11,180.

Mësohet se mes viktimave, 4,609 prej tyre janë fëmijë dhe 3,100 gra, ndërsa 28,200 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë që numri i viktimave rritet dita ditës, bombardimet nga Izraeli kanë shkatërruar pothuajse të gjithë spitalin më të madh në Gaza, Al-Shifa.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ai spital nuk po funksionon më për shkak të sulmeve, ku dhe është ndërprerë edhe energjia eklektike.

“Për fat të keq, spitali nuk po funksionon më si qendër mjekësore. Bota nuk mund të hesht ndërsa spitalet, të cilat duhet të jenë strehë të sigurta, shndërrohen në skena vdekjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi,” tha kreu i OBSH.

Reuters raportoi më herët që dhjetëra foshnja të porsalindura ishin nxjerrë nga inkubatorët për shkak të mungesë së energjisë, ndërsa ushtria izraelite pretendon se ka rënë dakord të ndihmojë në evakuimin e foshnjave nga spitali në një strukturë “më të sigurt”, por gjithashtu mohon që Al-Shifa të ketë humbur fuqinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!