Spanja është vendi i dytë pas Italisë që po përballet me shifra tragjike të personave që vdesin si pasojë e koronavirusit.
Mediat spanjolle raportojnë se vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 462 viktima nga COVID 19, duke e çuar në 2182 numrin e personave që kanë humbur jetën deri më tani.
Ndërkohë autoritetet shëndetsore spanjolle deri më tani kanë konfirmuar mbi 33 mijë të prekur, nga të cilët vijojnë të jenë në kujdes intensiv 2355 persona.
Drejtor i Qendrës Spanjolle Koordinuese për alarmet e shëndetit dhe emergjencave, Fernando Simón është shprehur se numri i i pacientëve të shëruar ka arritur në 3,355, që tani përfaqëson 10% të të gjitha rasteve.
Gjhithashtu ai është shprehur se deri më tani 87 % e viktimave janë të moshuarit të moshës mbi 70 vjeç. /abcnews.al