Bilanc lufte në shtator, Urgjenca: 626 aksidente rrugore dhe 23 viktima

schedule14:46 - 4 Tetor, 2020

schedule 14:46 - 4 Tetor, 2020

Shtatori mbyllet me bilanc shqetësues të aksidenteve rrugore.

Në Shqipëri sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore muajin që lamë pas u regjistruan 626 aksidente dhe 23 viktima.

Të dhënat tregojnë për 10 aksidente më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe për rritje të numrit të atyre me rrezik të lartë për jetën.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shënjon me të kuqe, 164 prej tyre.

Gjysma  e aksidenteve rrugore në shtator, kanë ndodhur vetëm në dy qytete,  Tiranë dhe Vlorë, përkatësisht 236 dhe 78.

Ndiqen nga Durrësi me 51, Elbasani me 50 dhe Berati me 46.

Numër më i ulët aksidentesh muajin e shkuar është regjistruar në Dibër dhe Kukës, përkatësisht  8 dhe 6.

Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore shkaqet kryesore të aksidenteve  duket se janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e sinjalistikës rrugore, pasi dhe apeli për respektimin e tyre renditet i pari në listën me 13 këshilla për drejtuesit e automjeteve.

Aksidentet Rrugore 

Tiranë   236 aksidente

Vlorë       78 aksidente
Durrës     51 aksidente

Elbasan   50 aksidente
Berat       46 aksidente

Korçë       42 aksidente

Fier         38 aksidente

Lezhë       29 aksidente
Shkodër   22 aksidente
Gjirokastër  20 aksidente
Dibër        8 aksidente

Kukës       6 aksidente

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!