Big Sean pretendon se Kanye West i detyrohet miliona dollarë

schedule08:31 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 08:31 - 21 Dhjetor, 2021

Big Sean është shprehur se Kanye West i detyrohet atij miliona dollarë. Reperi i famshëm foli hapur rreth marrëdhënies së tensionuar me Kanye-n gjatë një interviste për Drink Champs. Muajin e kaluar, kur Kanye po intervistohej për të njëjtin podcast tha se marrëveshja e Big Sean me labelin e tij, Good Music ishte gjëja më e keqe që ka bërë ndonjëherë.

Por komentet e Kanye nuk u ndalën me kaq. Ai filloi të sulmonte Big Sean se nuk e kishte mbështetur publikisht kur u përpoq të kandidonte për president në 2020. Kur Sean u pyet për komentin e West, tha “Në fillim mendova se ishte qesharake, pastaj e mora personale. E dua Kanye, vëlla. E dua për mundësinë që më dha dhe për të gjithë këto gjëra.

Big Sean pretendon se Kanye West i detyrohet atij miliona dollarë 2

E mora personalisht sepse jam i vetmi artist që kam nxjerrë pesë albume nën GOOD Music…i vetmi artist që publikoi albume platini numër 1, albume të dyfishta platini”, tha ai duke shtuar më tej se Kanye i detyrohej atij miliona dollarë.

“Më duhej të shpenzoja paratë e mia duke krijuar labelin tim, sepse miliona dollarë mungojnë dhe mund ta dalloni kur mungojnë miliona dollarë.”, tha ai. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!