Big Mama sqaron të vërtetën e largimit nga BB VIP

schedule16:51 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 16:51 - 27 Dhjetor, 2021

Big Mama ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve se dalja e saj nga Big Brother ishte një skenar. Pas debatit të fortë që pati me Antonelën, ndaj së cilës shpërtheu në ofendime, këngëtarja vendosi të largohej përfundimisht nga shtëpia e famshme.

Por pas daljes së saj, u aludua se largimi i saj kishte qenë i planifikuar, saktësisht me 24 Dhjetor. Prive raportoi se pak orë pas largimit nga BB, ajo ka kënduar në dasmën e futbollistit të njohur, Mevlan Murati. Mirëpo, lidhur me këtë ajo është pyetur dhe gjatë një interviste për Shqipëria Live.

“Gjithë shoqërinë e kam pasur në dasmë. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi. Të gjithë ishin në dasmë dhe për t’i takuar shkova aty. Nuk ka qenë asgjë e programuar.”, tha Big Mama. /abcnews.al